Sekretari i LDK-së, Ilir Ferati, ka kritikuar thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, duke thënë se ai po mbahet në momentin më të papërshtatshëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ferati deklaroi se nuk ka pasur urgjencë për mbajtjen e këtij kuvendi, duke theksuar se çështjet e brendshme mund të ishin trajtuar në Kuvendin e rregullt të partisë.
Sipas tij, ka pasur kohë të mjaftueshme për të adresuar problemet dhe debatet brenda strukturave të LDK-së pa pasur nevojë për një mbledhje të jashtëzakonshme.
/Demantim News/