April 7, 2026
1 min read

FIFA nis hetimet ndaj Spanjës pas thirrjeve nacionaliste në ndeshjes me Egjiptin

FIFA ka nisur procedurë disiplinore kundër Federatës Spanjolle të Futbollit pas incidenteve që ndodhën gjatë ndeshjes miqësore ndaj Egjiptit.

Sipas një deklarate nga shtëpia e futbollit botëror, do të hetohen brohoritjet e turmës që përfshinin mesazhin diskriminues: “Kushdo që nuk kërcen është mysliman”, transmeton Klankosova.tv.

Tribunat e stadiumit ishin të mbushura me ngjyra dhe energji para fillimit të ndeshjes, megjithatë, dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së parë, një pjesë e tifozëve nisi të bëjë thirrje kundër atyre të cilët i përkasin fesë islame dhe u përsërit disa minuta më vonë.

Mbetet për t’u parë nëse Federata Spanjolle e Futbollit do të përballet me gjoba ose masa disiplinore nga FIFA për këto incidente.

Latest from Blog

Go toTop