Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar miratimin e rregullave të reja për organizimin e festivaleve, koncerteve dhe aktiviteteve të tjera publike, me synim mbrojtjen e mjedisit.
Për Demantim News, Pacolli bëri të ditur se çdo organizator do të jetë i obliguar të sigurojë menaxhimin e mbeturinave, pastrimin e plotë të hapësirave, respektimin e kufijve të zhurmës, si dhe mbrojtjen e ajrit, ujit dhe natyrës.
Sipas vendimit, për aktivitetet me ndikim më të madh, komunat do të kenë të drejtë të kërkojnë edhe garanci financiare për rehabilitimin e hapësirave pas përfundimit të ngjarjes.
Pacolli theksoi se ky vendim vendos një standard të ri të përgjegjësisë mjedisore në Kosovë dhe paralajmëroi se institucionet do të jenë të pakompromis në zbatimin e këtyre masave.
/Demantim News/