August 21, 2026
1 min read

Flakët afrohen te banesat në Mirditë, evakuohen katër familje

Dy vatra të reja zjarri janë aktivizuar pasditen e sotme në zonat e Tënës dhe Kodër Rrëshenit, në territorin e Bashkisë së Mirditës.

Për shkak të temperaturave të larta dhe bimësisë së dendur, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe janë afruar pranë zonave të banuara.

Si masë sigurie, deri më tani janë evakuuar katër familje, ndërsa autoritetet po e monitorojnë situatën dhe nuk përjashtojnë largime të tjera nëse zjarri vazhdon të afrohet drejt banesave.

Në terren janë angazhuar ekipet zjarrfikëse, strukturat e emergjencave dhe forca të tjera, ndërsa për shuarjen e vatrave më problematike ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri.

Ekipet po vijojnë punën për frenimin e përhapjes së zjarrit dhe mbrojtjen e zonave të banuara.

Latest from Blog

Go toTop