Është themeluar Komisioni i Përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ky komision ka për detyrë të shqyrtojë dokumentacionin për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit dhe t’i paraqesë Kuvendit raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve.
Gjithashtu, komisioni do të bëjë verifikimin e kuorumit në seancën konstituive të legjislaturës së XI-të.
Në seancën e sotme janë të pranishëm 119 deputetë, ndërsa anëtarët e komisionit janë miratuar me 117 vota për.