Në Obiliq ka ndërruar jetë një foshnje, në rrethana të panjohura.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Plemetin, teksa foshnja u dërgua pa shenja jete në qendrën e mjekësisë familjare në Prelluzhë.
Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Trup i pajetë” dhe “Hetim mbi vdekjen”.