Jean-François Huchet është emëruar ambasador i ri i Francës në Kosovë dhe pritet të nisë detyrën në Prishtinë në fillim të shtatorit.
Emërimi i tij është bërë përmes një dekreti të publikuar më 10 gusht 2026, me të cilin Huchet është caktuar ambasador fuqiplotë i Republikës Franceze në Republikën e Kosovës.
Huchet është profesor universitar dhe ekonomist, i specializuar në ekonominë e Kinës dhe Azisë Lindore. Që nga viti 2019, ai drejton Institutin Kombëtar të Gjuhëve dhe Civilizimeve Orientale (Inalco).
Në janar 2025, ai u zgjodh edhe nënkryetar i France Universités, organizatë që përfaqëson universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë në Francë.
Karriera e tij akademike është e lidhur kryesisht me studimin e zhvillimeve ekonomike dhe politike në Kinë dhe në Azi, si dhe marrëdhënieve të Kinës me vendet e tjera të rajonit.
Në këtë pozitë, Huchet do të pasojë Olivier Guérot, i cili ka shërbyer si ambasador i Francës në Kosovë që nga viti 2022.
Franca e njohu pavarësinë e Kosovës më 18 shkurt 2008.