Ekipi i Kërkim-Shpëtimit në ujëra i Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i bashkohet operacionit për gjetjen e personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës.
Lajmin e ka konfirmuar vëllazërim Qerimi nga FSK-ja ku tha se, pas pranimit të informacionit nga Qendra e Situatave e Republikës së Kosovës, ekipi i kërkim-shpëtimit në ujëra i Gardës Kombëtare të FSK-së do të nisë operacionin për lokalizimin e personit të raportuar të zhdukur.
Qerimi poashtu bëri të ditur se operacioni do të zhvillohet në koordinim me institucionet e tjera të angazhuara në terren, të cilat tashmë kanë nisur kërkimet.
Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 13:00 është pranuar një informatë se ai ka hyrë në ujë dhe më pas nuk është parë të dalë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana i cili tha se menjëherë pas pranimit të njoftimit, policia ka angazhuar njësitë relevante, si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, për të bërë lokalizimin e personit.
Autoritetet kanë bërë të ditur se operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është ende në zhvillim, ndërsa për rastin priten informacione të tjera në vazhdim.