Një person i shumëkërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë është arrestuar në Shqipëri pas një operacioni të koduar “Fundi i Arratisë”.
Bëhet fjalë për Ylli Zallën, i cili prej kohësh i shmangej drejtësisë.
Operacioni u zhvillua në Krujë nga forcat speciale RENEA, Forca e Posaçme Operacionale dhe njësitë e Policisë së Tiranës e Krujës.
Pas këtij aksioni, arratisja e tij mori fund dhe Zalla përfundoi në prangat e Policisë së Shtetit.