July 24, 2026
1 min read

Gashi: Nuk duhet të bëjmë politikë me vija të kuqe

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas caktimit të seancës konstituive të Kuvendit më 6 gusht, duke theksuar se vendi ka nevojë për përgjegjësi dhe lidership politik.

Ai tha se LDK-ja duhet fillimisht të qartësojë identitetin dhe vlerat e saj politike, duke shtuar se bashkëpunimet duhet të ndërtohen mbi interesin e Kosovës dhe jo mbi “vija të kuqe” ndaj partive të tjera.

Sipas raportimit të Demantim News, Gashi u shpreh se LDK duhet të jetë një parti moderne, meritokratike dhe e bashkuar, e aftë të udhëheqë vendin drejt zhvillimit dhe integrimit euroatlantik.

Ai theksoi se vetëm një LDK me identitet të qartë dhe vetëbesim mund ta rikthejë besimin e qytetarëve dhe të luajë rolin e saj në skenën politike.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop