by
May 14, 2026
1 min read

Gazetari në Mitrovicë: Mbrojtja e afërt e Kurtit më shtyu fizikisht kur e pyeta për Osmanin

Gazetari nga Mitrovica, Urall Boshnjaku, ka deklaruar se Mbrojtja e Afërt e Albin Kurtit e ka shtyer teksa po i drejtohej kryeministrit në detyrë me një pyetje lidhur me deklaratën e djeshme të ish-presidentes Osmani.

Kurti nuk u përgjigj, ndërsa sipas tij, pjesëtarët që i ofrojnë siguri Kurtit “sa nuk e rrëzuan në terrenin plot gurë e dhé”.

“Albin Kurti të ruhet nga ata që e rrethojnë, jo nga pyetjet e gazetarëve!”.

Tutje, sipas tij, Mbrojtja e afërt u është drejtuar gazetarëve që “nëse e prekim atë [Kurtin], bëjmë vepër penale, për çka unë i reagova duke thënë se s’bëjmë ne kurrfare veprash penale”.

“I njejti mu kthye duke më pyetur për emrin e mediumit ku punoj. Mitropol, i thashë, e po i them edhe këtu. Për këtë, kam dëshmitarë edhe kolegët.”

Latest from Blog

Nis rritja e madhe e çmimeve të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 10 korrik 2026, nga ora 10:00. Sipas vendimit
Go toTop