Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka rikujtuar 22 korrikun, ditën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Ai publikoi një fotografi të Joe Biden me Hashim Thaçin, duke kujtuar një moment të ndodhur një ditë para vendimit të GJND-së.
Sipas raportimit të Demantim News, Endrit Thaçi shkroi se më 21 korrik 2010, atëherë zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden e kishte quajtur Hashim Thaçin “George Washingtoni i Kosovës”, duke e cilësuar këtë si një vlerësim të jashtëzakonshëm.
/Demantim News/