Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur konkurs për gjashtë pozita udhëheqëse në Qendrat për Pajisje me Dokumente të Agjencisë së Regjistrimit Civil.
Pozitat janë për komunat Deçan, Gjakovë, Junik, Shtime, Fushë-Kosovë dhe Istog, ndërsa të përzgjedhurit do të kenë mandat katërvjeçar.
Kandidatët duhet të kenë diplomë Bachelor, së paku tre vjet përvojë pune profesionale dhe aftësi menaxheriale. Aplikimi është i hapur nga 15 korriku deri më 13 gusht 2026 përmes portalit elektronik të rekrutimit të Qeverisë së Kosovës.
Përzgjedhja do të bëhet përmes testit me shkrim dhe intervistës, me rezultatet përfundimtare që do të publikohen në portalin zyrtar. /Demantim News/