July 30, 2026
1 min read

Gjashtë trupa nxirren gjatë gërmimeve në Zubin Potok

Deri më tani janë gjetur gjashtë trupa gjatë gërmimeve që po zhvillohen në fshatin Kalludër e Vogël, në komunën e Zubin Potokut.

Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa në vendngjarje ndodhen ekipet kompetente që po kryejnë procedurat hetimore dhe ekzaminimet forenzike.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, po zbatohet procesi i zhvarrosjes (ekshumimit), autopsisë dhe identifikimit të mbetjeve mortore në këtë lokacion.

Identiteti i trupave dhe rrethanat e gjetjes së tyre nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa institucionet pritet të japin më shumë informacione pas përfundimit të procedurave.

Latest from Blog

Go toTop