Një person është gjetur pa shenja jete të dielen në Graçanicë.
Rreth ngjarjes tragjike, sot detaje ka dhënë edhe policia përmes raportit 24 orësh.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport transmeton Klankosova.tv.
Hetimet kanë nisur lidhur me rastin i cili po cilësohet si “Hetim mbi vdekjen”.