July 10, 2026
1 min read

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut

Një femër, shtetase e Malit të Zi, është gjetur pa shenja jete të enjten rreth orës 17:00, në fshatin Banjë të komunës së Istogut.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të rrethanave dhe shkakut të vdekjes.

“Banjë, Istog 09.07.2026 – 17:00. Është raportuar se viktima femër shtetase e Malit të Zi është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të ndriçuar rrethanat e këtij rasti.

Latest from Blog

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën

Platforma gjermane e fluturimeve „Flights Frankfurt“ ka korrigjuar pasaktësinë në lidhje me aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili më parë ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë. Lajmin e ka

Nis asfaltimi i rrugës Klinë-Zahaq (Loti1)

Ka nisur sot asfaltimi i rrugës Klinë-Zahaq (Loti1). Kjo punë po kryhet vetëm 7 muaj pas nënshkrimit të kontratës. Punimet po i kryen kompania Benita Company. Ky është një lajm i mirë
Go toTop