May 1, 2026
1 min read

Gjesti paralajmëron EP me 5 këngë, zbulon datën e lansimit

Këngëtari i njohur kosovar, Gjesti, ka paralajmëruar rikthimin e tij në skenën muzikore pas një pauze, duke sjellë një projekt të ri për fansat.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka bërë të ditur se më 8 maj do të publikojë një EP me pesë këngë të reja. Titujt e këngëve janë: “Fuqishëm”, “Meme”, “Harro”, “Parfum” dhe “Zero”.

Ky rikthim vjen si një surprizë për publikun, i cili ka pritur materiale të reja nga artisti.

DJ Gimbo së bashku me Gjestin duket se ka punuar ngushtë në realizimin e këtij EP-je.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dyshja.

Latest from Blog

Go toTop