August 6, 2026
1 min read

Gjilan: Gjen mjet të dyshimtë gjatë pastrimit të banesës, intervenon njësia për deminim

Një mjet i dyshimtë është gjetur të mërkurën në një banesë në Gjilan, pas së cilës kanë intervenuar njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipi për deminim.

Sipas raportit policor, rasti është lajmëruar rreth orës 09:30, kur një qytetare ka njoftuar se gjatë pastrimit të një banese kishte hasur në një mjet të dyshimtë brenda një qeseje.

Pas marrjes së informatës, njësia patrulluese ka siguruar zonën përreth vendit të ngjarjes, deri në mbërritjen e ekipit për deminim.

Ekspertët kanë larguar mjetin e dyshimtë në mënyrë të sigurt dhe pa ndonjë incident. Rasti është proceduar për trajtim nga institucionet kompetente.

Latest from Blog

Go toTop