July 8, 2026
1 min read

Gjini e Haradinaj dorëzojnë mandatet, hyjnë në kuvend Bekë Berisha e Burim Ramadani

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini e anëtari i kryesisë së saj, Daut Haradinaj, kanë refuzuar mandatin e deputetit të fituar nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Kreshnik Radoniqi, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bëri të ditur se Ardian Gjini e Daut Haradinaj kanë refuzuar mandatet e deputetëve.

Në mbledhjen e KQZ-së u vendos që Gjini e Haradinaj të zëvendësohen me kandidatët e tjerë në listën e Aleancës që kanë marrë më së shumti vota.

Mandati i Ardian Gjinit zëvendësohet me Bekë Berishën, ndërsa në vend të Daut Haradinajt, Aleancën në kuvend do të përfaqësojë Burim Ramadani.

Latest from Blog

Go toTop