July 29, 2026
1 min read

Gjini: Kriza e jetesës dhe emigrimi kërkojnë veprim të menjëhershëm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se rezultatet e raportit të fundit të NDI-së tregojnë përkeqësim të gjendjes në vend dhe, sipas tij, dëshmojnë nevojën për masa urgjente për të ndalur emigrimin dhe krizën e jetesës.

Gjini tha se gjithnjë e më shumë qytetarë besojnë se Kosova po shkon në drejtim të gabuar dhe se dëshira për t’u larguar nga vendi është rritur. Sipas tij, shqetësimet kryesore mbeten rritja e çmimeve, faturat e energjisë, mungesa e vendeve të punës dhe korrupsioni.

Ai theksoi se AAK-ja propozon investime në sektorin e energjisë, ulje të TVSH-së për produktet bazë dhe masa lehtësuese për bizneset, duke i cilësuar këto si zgjidhje për përmirësimin e jetesës dhe ndaljen e zbrazjes së Kosovës.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop