Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar takim me kryesuesin e bordit të ZRRE-së dhe bashkëpunëtorët e tij, ku u diskutua për gjendjen në sektorin e energjisë.
Në fokus ishin projektet strategjike, përfshirë gazsjellësin dhe termocentralin, si alternativa për rritjen e sigurisë energjetike në Kosovë.
Gjini theksoi se sektori i energjisë kërkon vendime të qarta dhe afatgjata në interes të qytetarëve dhe ekonomisë. /Demantim News/