July 13, 2026
1 min read

Gjini pret në një takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur në zyrat e Aleancës ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, me të cilën zhvilloi një takim të përqendruar në zhvillimet aktuale dhe bashkëpunimin dypalësh.

Sipas Gjinit, gjatë takimit u zhvillua një bashkëbisedim i ngrohtë dhe miqësor për situatën aktuale në vend, si dhe për mundësitë e intensifikimit të mëtejmë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Ai theksoi se marrëdhëniet me shtetin e Izraelit kanë rëndësi të veçantë dhe strategjike, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Izraelit ndaj Kosovës.

Latest from Blog

Go toTop