July 22, 2026
1 min read

Gjykata shpall nesër aktgjykimin për kanosjen ndaj Hysni Gucatit

Gjykata Themelore pritet të shpallë nesër, nga ora 11:30, aktgjykimin në rastin e kanosjes ndaj kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

I akuzuari, Eqrem Avdullahu, ka pranuar fajësinë për veprën penale “Kanosje”, duke deklaruar para gjykatës: “Jam fajtor, e ndjej veten fajtor. Kërkoj falje.”

Sipas raportimit të Demantim News, përfaqësuesi ligjor i Hysni Gucatit ka vlerësuar se pranimi i fajësisë mund të merret si rrethanë lehtësuese, por nuk e zbeh seriozitetin e kërcënimit dhe pasojat që ka shkaktuar rasti.

Latest from Blog

Go toTop