by
May 11, 2026
1 min read

Gjyqi i dytë në Hagë: Helen Fraser i përgjigjet mbrojtjes së Thaçit

Drejtoresha e Fonetikës Ligjore të Australisë dhe profesoresha e Asociuar në Universitetin e Anglisë së Re, Helen Fraser po dëshmon në çështjen Thaçi dhe të tjerët, lidhur me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë.

Ajo i është përgjigjur mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, lidhur me punën e saj dhe rastet e dëshmive në gjyqe të ndryshme.

“Unë jam përfshirë në shumë çështje ku kam qenë e shqetësuar se provat mund të ishin çorientuar”.

“Unë jam kërkuese, jo që jam eksperte në dhënien e dëshmive, por jam shumë kërkuese”, tha ajo.

Ndërsa sipas Benchtv, një pjesë e rëndësishme e hulumtimit të Fraser gjatë dy dekadave të fundit ka hetuar problemet dhe zgjidhjet që lidhen me transkriptimin e regjistrimeve të fshehta të paqarta të përdorura si prova në gjyqet penale.

Latest from Blog

Kallet taksi në Prishtinë

Një taksi është përfshirë nga flakët në “Rrugën B”, pranë “Royal Mall”-it, në Prishtinë. Automjeti është kapluar nga zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe policisë. Ende
Go toTop