by
May 28, 2026
1 min read

Gjyqtari Nehat Idrizi nderohet me mirënjohje nga KGJK

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nderon me mirënjohje gjyqtarin, z. Nehat Idrizi, për kontributin e dhënë në sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës.

Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, z. Idrizi ka dhënë kontribut të rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin institucional të gjyqësorit.

Z. Idrizi ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe ka ushtruar funksionin e ish-kryesuesit të KGJK-së, duke dhënë kontribut të çmuar në drejtimin dhe avancimin e punës së Këshillit.

KGJK shpreh vlerësim të lartë për angazhimin dhe profesionalizmin e tij dhe i uron shëndet dhe suksese në fazën e re të jetës.

Latest from Blog

Policia vendos kamera sigurie në Cërnicë

Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) në fshatin Cërnicë, në bashkëpunim meKoordinatorin e Projekteve për Komunitet dhe Parandalim DRP Gjilan, dhe Njësinë e Policisënë Komunitet dhe Sektor, Stacioni Policor Gjilan, kanë realizuar
Go toTop