April 22, 2026
1 min read

Grabiti dhe lëndoi 85-vjeçarin për 20 mijë euro, i dyshuari pas 9 muajsh ekstradohet në Kosovë

Mesditën e së martës nga Gjermania për në Kosovë është ekstraduar i dyshuari mashkull- kosovar, pasi ai dyshohet për vjedhje të rëndë të kryer në fshatin Carrabreg i Epërm të Deçanit, më 17 korrik të vitit 2025.

I dyshuari, gjatë natës i maskuar vetë i dyti kishte hyrë në shtëpinë e të moshuarit A.L 85 vjeç, me ç’rast i kishin grabitur hiç më pak se 20 mijë euro.

Të moshuarit, po ashtu i ishin shkaktuar lëndime në trup. Pas plot 9 muajsh hetime, organet e rendit kanë arritur të identifikonin të dyshuarit e këtij rasti.

Menjëherë pas ekstradimit, prokurori i rastit ka intervistuar të dyshuarin dhe ai është dërguar në mbajtje.

Latest from Blog

Go toTop