May 24, 2026
1 min read

Gruaja në Malishevë rrihet nga burri dhe kunetërit, të dyshuarit shoqërohen në stacion policor

Një rast i dhunës në familje është raportuar me 22 maj në Malishevë.

Sipas policisë, viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe dy vëllezërit e tij. Të dyshuarit, tre meshkuj kosovarë, janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Pas procedurave hetimore dhe intervistimit nga organet kompetente, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Malishevë 22.05.2026. Raportohet viktima f/k është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vëllezërit e bashkëshortit të saj, tre të dyshuar m/k. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.

Latest from Blog

Go toTop