August 21, 2026
1 min read

Gruda pas vizitës te Veseli në Hagë: “Burgu mund ta kufizojë lirinë, por jo shpirtin”

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka rrëfyer për takimin me kryetarin e kësaj partie, Kadri Veselin, gjatë vizitës së tij në Hagë.

Gruda ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për Kosovën, qytetarët dhe të ardhmen e vendit, ndërsa ka veçuar qetësinë dhe vendosmërinë e Veselit.

Sipas tij, Veseli është shprehur optimist se më 16 shtator do të jetë i lirë, së bashku me bashkëluftëtarët e tij.

“Veseli kishte qetësi, por edhe një forcë të jashtëzakonshme. Nuk kishte dëshpërim apo dorëzim, por besim dhe bindje të fortë se më 16 shtator do të jetë i lirë, së bashku me shokët e tij”, ka shkruar Gruda.

Ai ka shtuar se takimi i ka lënë përshtypjen se, pavarësisht kufizimit të lirisë fizike, bindja dhe dashuria për vendin mbeten të paprekura.

Latest from Blog

Go toTop