Sekretari për mërgatë i LDK-së, Sokol Haliti, pas takimit në selinë e partisë, ka thënë se bëhet fjalë për takime të rregullta pune dhe se LDK-ja funksionon sipas statutit dhe rregullave të brendshme.
Ai theksoi se partia do të respektojë procedurat lidhur me çështjet e brendshme, ndërsa prioritet mbetet formimi i institucioneve të reja.
“Interesi shtetëror është formimi i institucioneve dhe kapërcimi i këtij ngërçi”, deklaroi Haliti.
Sa i përket mundësisë së mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, ai tha se opinioni do të njoftohet me kohë.
Haliti u shpreh se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vazhdon të ketë legjitimitet deri në ndonjë vendim tjetër të organeve të partisë.
/Demantim News/