July 24, 2026
1 min read

Haliti: Presidenti mund të jetë i PDK-së edhe pa koalicion me VV-në

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se partia e tij mund të propozojë kandidatin për President edhe nëse mbetet në opozitë dhe pa hyrë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai tha se zgjedhja e një presidenti nga radhët e PDK-së nuk do të nënkuptonte domosdoshmërisht një marrëveshje qeverisëse me Vetëvendosjen.

Sipas raportimit të Demantim News, Haliti u shpreh se, nëse PDK mbetet në opozitë dhe Presidenti zgjidhet nga kjo parti, opozitarizmi mund të vazhdojë edhe me një president të propozuar nga PDK.

Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 7 gusht.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop