July 13, 2026
1 min read

Hamburg: 15-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë – arrestohet nëna e saj

ë nga mbrëmja e së shtunës, policia po kërkonte një vajzë 15-vjeçare në Hamburg.

Gjatë natës duke zbardhur e diela, trupi i saj i pajetë u zbulua në banesën e nënës së saj 43-vjeçare në lagjen Bramfeld.

Sipas mediave gjermane, policia e gjeti adoleshenten e pajetë dhe me disa plagë në trup.

Mjeku i urgjencës, i cili mbërriti menjëherë në vendngjarje, e ka konstatuar vdekjen e vajzës.

Vajza ishte e akomoduar në një qendër sociale për të mitur.

Nëna 43-vjeçare u arrestua dhe sipas autoriteteve, ka indikacione se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Pasi vajza nuk u kthye në institucion mbrëmjen e së shtunës, stafi i qendrës alarmoi policinë, e cila nisi menjëherë kërkimet.

Latest from Blog

Go toTop