August 26, 2026
1 min read

Hamza i jep lamtumirën ambasadorit francez, vlerëson bashkëpunimin me Francën

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Hamza e ka falënderuar ambasadorin për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të tij, duke theksuar se Franca ka qenë vazhdimisht një shtet mik i Kosovës.

Ai ka vlerësuar kontributin e Guerot në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Francës, ndërsa i ka uruar sukses në angazhimet e ardhshme.

Latest from Blog

Go toTop