December 12, 2025
1 min read

Hamza ia dorëzon detyrën Pecit, “falënderime” e “suksese” për njëri-tjetrin

Në zyrën e kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, është kryer ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës mes kryetarit të ri dhe atij të vjetër.

Bedri Hamza, kryetar i deritashëm i kësaj komune, i ka uruar suksese pasardhësit të tij, Faton Pecit.

“Mirë se erdhët. Të uroj për detyrën e re. Të uroj shëndet e sukses. Besoj qe je për qytetin. Unë kudo që të jam do të bëj maksimumin e nevojshëm që me bo veprimet e nevojshme për qytetarët. Gara politike ka përfundu. Urime e suksese, ju priftë e na priftë e mbara të gjithëve”, i tha Hamza, Pecit.

E kryetari i ri e falënderoi paraardhësin e tij për “çdo punë të mirë që keni bërë për qytetin”.

“Faleminderit shumë kryetar. Ju falënderoj për çdo punë të mirë që keni bo për qytetin. Gara zgjedhore është garë zgjedhore. Të uroj shëndet e gjitha të mirat”, i tha Peci, tashmë ish-kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop