Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin jo-rezident të Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike, integrimin evropian dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Hamza ka vlerësuar mbështetjen e Irlandës ndaj Kosovës dhe ka theksuar rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja pas zgjedhjeve.
Ai ka riafirmuar se PDK mbështet rrugën evropiane të Kosovës dhe synimin për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.