August 10, 2026
1 min read

Hamza pas mbledhjes së Kryesisë: Kurti nuk ka qëllim t’i japë vendit institucione

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se nuk po tregon vullnet për funksionalizimin e institucioneve.

Hamza tha se nuk ka marrë ftesë nga Kurti për takim dhe se PDK-ja tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin e saj lidhur me situatën politike.

“Jo, s’kam pranuar ftesë, edhe për çka ftesë? Për çka me folë? Ne kemi bërë qëndrimin tonë të qartë”, deklaroi Hamza.

Sipas tij, moskonstituimi i Kuvendit dhe mosrespektimi i afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e kanë futur vendin në një situatë serioze dhe të paprecedentë.

Hamza paralajmëroi se PDK-ja po shqyrton veprime ligjore, kushtetuese dhe demokratike, të cilat, sipas tij, synojnë mbrojtjen e rendit kushtetues dhe institucioneve të Kosovës.

I pyetur nëse deputetët e PDK-së do të marrin pjesë në një vazhdim eventual të seancës konstituive, Hamza tha se partia do të veprojë në përputhje me interesat e vendit.

Ai komentoi edhe incidentin e fundit me vezë në Kuvend, duke kritikuar, sipas tij, standardet e ndryshme të LVV-së në raport me veprime të tilla.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop