August 6, 2026
1 min read

Hamza: PDK-së nuk i është kërkuar mbështetje për konstituimin e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se deri në këtë fazë asnjë subjekt politik nuk ka kërkuar mbështetjen e kësaj partie për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Para fillimit të seancës konstituive, Hamza tha se PDK-ja nuk ka zhvilluar bisedime për ndarjen e posteve institucionale, duke theksuar se prioritet i partisë mbeten programi dhe çështjet kryesore si ekonomia, drejtësia dhe energjia.

Ai bëri të ditur se PDK-ja do ta përkrahë kandidatin e saj për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit, në përputhje me faktin se është partia e dytë më e madhe për nga numri i deputetëve.

Latest from Blog

Go toTop