Hamza takohet me ambasadorin e Irlandës, në fokus institucionet e reja dhe integrimi evropian
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin jo-rezident të Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike, integrimin evropian dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Hamza falënderoi Irlandën për mbështetjen ndaj Kosovës, ndërsa theksoi se vendi ka nevojë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.
Ai tha se Kosova duhet të ecë përpara drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, duke kërkuar gjithashtu përparim në procesin e integrimit, raporton /Demantim News/.