July 23, 2026
1 min read

Hamza: Vendimin për politikën do ta marrin vetë Thaçi dhe Veseli

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se nuk ka biseduar me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin për një rikthim të mundshëm të tyre në politikë pas përfundimit të procesit gjyqësor në Hagë.

Hamza tha se gjatë vizitave që u ka bërë atyre nuk është diskutuar për angazhimin e tyre të ardhshëm politik, duke theksuar se një vendim i tillë u takon vetëm Thaçit dhe Veselit.

Sipas raportimit të Demantim News, ai u shpreh se beson që procesi në Dhomat e Specializuara duhet të përfundojë me aktgjykim lirues për ish-krerët e UÇK-së, duke shtuar se, sipas bindjes së tij, faktet janë në favor të tyre.

Hamza foli edhe për procesin zgjedhor brenda PDK-së, duke bërë të ditur se synimi është që zgjedhjet në strukturat e partisë të përfundojnë brenda tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop