Në kohën kur qytetarët po përballen me rritje të vazhdueshme të çmimeve të derivateve të naftës, institucionet shtetërore kanë planifikuar miliona euro për furnizim me karburante
Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) ka hapur tender për furnizim me derivate të naftës për institucionet publike gjatë një periudhe njëvjeçare.
Sipas njoftimit, vlera e parashikuar e kontratës është prej 19 milionë e 730 mijë eurosh për furnizim me karburante për një vit.
Tenderi përfshin furnizimin me derivate të naftës për institucionet e nivelit qendror dhe lokal, për nevoja operative dhe për automjetet zyrtare.
Tenderi është i ndarë në nëntë lote, të cilat përfshijnë furnizimin e institucioneve të ndryshme shtetërore me naftë dhe derivate të tjera për automjete dhe nevoja operative.