July 29, 2026
1 min read

Haradinaj kërkon hetim të plotë për varrezën masive në Zubin-Potok

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se çështja e personave të zhdukur mbetet plaga më e madhe e shoqërisë kosovare, duke theksuar se zbardhja e fatit të tyre është detyrë kombëtare.

Ai tha se varreza masive në fshatin Kalludër të Zubin-Potokut kërkon hetim serioz dhe profesional, si dhe angazhim të vazhdueshëm për ta detyruar Serbinë të hapë arkivat ushtarake dhe të tregojë vendndodhjen e trupave të të zhdukurve.

Haradinaj shtoi se nuk mund të ketë paqe të plotë pa u zbardhur fati i çdo personi të zhdukur, duke kërkuar që kjo çështje të mbetet prioritet në çdo diskutim me Serbinë, me synim sigurimin e drejtësisë për viktimat dhe përgjigjeve për familjet.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop