by
June 1, 2026
1 min read

Haradinaj ngushëllon Metën për humbjen e babait

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij pas ndarjes nga jeta të Rexhep Metës, babait të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se lajmin për vdekjen e Rexhep Metës e ka pranuar me pikëllim, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje për familjen Meta në këto momente të vështira.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Rexhep Metës, babait të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.

Bashkëndjejmë me Presidentin Meta, familjen e ngushtë dhe të gjithë të afërmit për këtë humbje.

Zoti ua lehtësoftë dhimbjen, ndërsa i ndjeri u prehtë në paqe!”, ka shënuar Haradinaj.

Latest from Blog

Gjermania blen raketa amerikane Tomahawk

Gjermania ka arritur një marrëveshje me qeverinë amerikane për blerjen e raketave lundruese Tomahawk dhe vendosjen e tyre në territorin gjerman, u tha kancelari Friedrich Merz ligjvënësve në Berlin të enjten. Merz
Go toTop