July 26, 2026
1 min read

Haradinaj: Sakrifica e tyre nuk harrohet

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar policët e rënë në kryerje të detyrës, duke nderuar veçanërisht heroin Enver Zymeri në Ditën e policëve të rënë.

Përmes një reagimi publik, ai shprehu mirënjohje për përkushtimin dhe sakrificën e të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që dhanë jetën në shërbim të vendit, duke theksuar se guximi dhe heroizmi i tyre mbeten themeli mbi të cilin është ndërtuar shteti i Kosovës.

Siç raporton Demantim News, Haradinaj tha se sakrifica e Enver Zymerit, Afrim Bunjakut dhe të gjithë dëshmorëve e heronjve nuk do të harrohet kurrë.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop