Hargreaves dhe Maqedonci diskutojnë për sigurinë dhe thellimin e bashkëpunimit Kosovë–MB
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ku në fokus ishin zhvillimet aktuale të sigurisë dhe bashkëpunimi dypalësh në fushën e mbrojtjes.
Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë, si dhe rëndësinë e koordinimit të ngushtë me partnerët strategjikë për përballimin e sfidave të përbashkëta.
Maqedonci ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës dhe sektorit të saj të mbrojtjes, duke vlerësuar partneritetin e ndërtuar ndër vite mes dy vendeve.
Në të njëjtën kohë, palët kanë rikonfirmuar angazhimin për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal.
Demantim News mëson se pjesë e diskutimeve ishte edhe avancimi i bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.