Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Gjatë takimit, Haxhiu e falënderoi ambasadorin për kontributin dhe angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme që shteti suedez i ka dhënë Kosovës.
Ajo i uroi Westerlund suksese në angazhimet e ardhshme, duke shprehur bindjen se partneriteti dhe miqësia mes dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen edhe në të ardhmen.