April 16, 2026
1 min read

Haxhiu pret në takim lamtumirës Ambasadorin e Arabisë Saudite

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim lamtumirës Ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Arabisë Saudite për Republikën e Kosovës, Faisal Ghazi Ismail Hifzi.

Kjo me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, si dhe mbështetja e vazhdueshme që Arabia Saudite i ka dhënë Republikës së Kosovës ndër vite.

Palët riafirmuan përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë zhvillimin ekonomik, investimet dhe partneritetin ndërinstitucional.

Latest from Blog

Go toTop