July 15, 2026
1 min read

Haxhiu pret në zyrë një figurë të lartë diplomatike nga Turqia.

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, ambasadorin Feridun H. Sinirlioğlu.

Gjatë takimit, Haxhiu ka vlerësuar rolin e Misionit të OSBE-së në zhvillimin e institucioneve të Kosovës dhe ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, raporton Demantim News.

Ajo ka nënvizuar nevojën për pjesëmarrjen e Kosovës në forumet ku diskutohet për vendin, si dhe për mbështetjen në fushat e sigurisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të komuniteteve.

Haxhiu ka bërë të ditur se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal me partnerët ndërkombëtarë.

Latest from Blog

Go toTop