Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet në fillim të muajit gusht.
Ajo nuk ka treguar datën e saktë, por tha se ajo do të publikohet javën e ardhshme, duke theksuar se afati kushtetues është deri më 7 gusht.
Haxhiu foli edhe për përpjekjet për formimin e institucioneve të reja, duke thënë se kryeministri Kurti ka ftuar partitë politike për diskutime, ndërsa kërkoi angazhim për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Ajo shtoi se pas konstituimit të Kuvendit do të nisin afatet për zgjedhjen e presidentit të ri, raporton /Demantim News/.