August 20, 2026
1 min read

Haxhiu udhëton drejt Tarantos, Kosova përfaqësohet me rekord sportistësh në Lojërat Mesdhetare

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka udhëtuar sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Gjatë qëndrimit në Itali, Haxhiu pritet të marrë pjesë edhe në pritjen e organizuar nga presidenti italian, Sergio Mattarella, për krerët e shteteve dhe përfaqësuesit e lartë të vendeve pjesëmarrëse në këtë ngjarje sportive.

Kosova do të garojë në 17 sporte individuale dhe katër sporte ekipore, me gjithsej 163 sportistë. Ky është numri më i madh i sportistëve me të cilin vendi është përfaqësuar deri më tani në Lojërat Mesdhetare.

Pjesëmarrja në edicionin e këtij viti ka rëndësi të veçantë për Kosovën edhe për një arsye tjetër. Pas përfundimit të Lojërave në Taranto, edicioni i ardhshëm do të zhvillohet në Prishtinë në vitin 2030, duke e vendosur Kosovën në qendër të një prej ngjarjeve më të mëdha sportive të rajonit.

Latest from Blog

Go toTop