August 6, 2026
1 min read

Haziri: Jemi në bisedime me partinë e parë për një marrëveshje funksionale

Lutfi Haziri nga LDK-ja ka bërë të ditur se përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje rreth çështjes së presidentit do të vazhdojnë.

Ai i bëri këto deklarata para hyrjes në objektin e Kuvendit të Kosovës, pak para vazhdimit të seancës konstituive të legjislaturës së XI-të.

Haziri tha se është e rëndësishme që situatat e mëparshme të mos përsëriten dhe që partitë politike të arrijnë bashkëpunim e marrëveshje në përputhje me vullnetin e qytetarëve.

“Jemi në bashkëpunim me partinë e parë dhe po zhvillojmë bisedime për ndërtimin e një marrëveshjeje funksionale në interes të agjendës së Republikës. Aktualisht jemi në fazën e diskutimeve për parimet e një bashkëpunimi që do të jetë i qëndrueshëm dhe që do t’i sjellë vendit stabilitet”, ka thënë Haziri.

Ai shtoi se Kuvendi do të konstituohet bazuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Latest from Blog

Go toTop