March 24, 2026
1 min read

Heqja e TVSH-së në naftë “problem” për Qeverinë, Hasanpapaj: Hiqet lehtësisht

Rritja e çmimit të naftës ka shqetësuar qytetarët e Kosovës.

Lidhur me këtë shqetësim, po sugjerohen katër masa urgjente që duhet t’i marrë Qeveria e Kosovës për të evituar pasojat ekonomike si rrjedhojë e shtrenjtimit të derivateve.

E për këtë, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, tha se heqja e TVSH-së dhe ajo e akcizës nuk mund të ndodhin.

Kusari-Lila theksoi se po mundohen që çmimet mos të rriten edhe më shumë, derisa e para e MINTI-t shtoi se ulje mund të ketë nëse kjo ndodh edhe në tregjet ndërkombëtare.

Mirëpo, juristi Bardhyl Hasanpapaj tha se heqja e TVSH-së është mjaft e lehtë.

Madje, në “Rubikon” të Klan Kosovës, ai tha se duhet që sa më shpejtë të merren veprime nga pushteti.

“Çështja e TVSH-së, sado që e tha edhe zonja Kusari-Lila që është e vështirë për t’u hequr, nuk është shumë problem për t’u hequr, sepse hiqet përkohësisht, hiqet për ndonjë kategori të caktuar, e kështu me radhë”.

“Në kontekst të krizës ekonomike unë besoj që punë ditësh, s’kanë qare pa marrë veprime sepse do të jetë me pasoja të mëdha për qytetarët”, u shpreh Hasanpapaj. 

Latest from Blog

Go toTop